Prokurimet Publike

Prokurimet e zhvilluara gjatë vitit 2009 kanë sjellë një risi për sa i përket zhvillimit të procedurave të tenderimeve, pasi për herë të parë është aplikuar prokurimi në formë elektronike, çka do të thotë që gjithçka që ka patur lidhje me një procedurë prokurimi ka qënë “on line”, në çdo moment, që nga fillimi i procedurës e deri në fund të saj.

Sistemi elektronik i ka mundësuar autoritetit kontraktor të dokumentojë ecurinë në procedurat e prokurimit, të kryera me mjete elektronike.

 

Sistemi garanton se vetëm personat e autorizuar kanë mundësinë të vendosin ose të ndryshojnë afatet për hapjen e ofertave të kërkesave për pjesëmarrje, të marra dhe që aksesi në ofertat apo kërkesat e dorëzuara bëhet i mundur vetëm përmes veprimeve të njëkohshme nga personat e autorizuar, dhe vetëm pasi të ketë skaduar afati i përcaktuar. Procedurat e prokurimit, të përfunduara, ruhen në sistem dhe janë plotësisht të lejueshme për publikun e gjerë, me përjashtim të informacionit të reverzuar.

Gjate vitit 2009 jane zhvilluar 37 tenderime, nga këto:

35 (tridhjetë e pesë ) tenderime me “procedurë të hapur

2 (dy) tenderime me “shërbim konsulence

Fondi për investime ka qënë gjithsej 1.077.582.155 lekë dhe janë prokuruar 1.014.311.632 lekë, ose kursyer në vlerë absolute 63.270.523 leke

Krahasuar në vite, fondet e prokuruara janë si vijon në tabelën:

 

Fondi limit Fondi prokuruar Kursimi ne vlere apsolute Kursimi ne %
2006 117,075,031 115,075,031 2,000,000 1.7
2007 256,045,834 222,536,037 33,509,797 13
2008 359,583,180 349,915,899 9,668,091 2.7
2009 1,077,582,155 1,014,311,632 63,270,523 5.9

 

 

Prokurimet gjate vitit 2009

Duke analizuar të dhënat e mësipërme vëmë re se planifikimi i fondeve për investime nga viti në vit është rritur.

Planifikimi i fondeve për investime në vitin 2009 krahasuar me planifikimin e vitit 2006, është rritur me 920 %, me vitin 2007, 420 % dhe me vitin 2008, është rritur 300 %.

Duke krahasuar në vite rezulton se janë kryer tenderimet sipas proçedurave të mëposhtme:

 

 

Lloji i procedurës Viti 2007 Viti 2008 Viti 2009
E hapur 18 30 35
Kërkesë për propozim 9 6 -
Shërbim konsulence 5 4 2
Negocim pa shpallje - 3 -

 

 

Janë shtuar tenderimet “procedurë e hapur”, pasi kjo lloj procedure është nga procedurat më transparente