Qyteti

PREJARDHJA E EMRIT KAMEZ

Janë dy histori që tregojnë prejardhjen e emrit Kamëz

1. Emri Kamëz lindi rreth vitit 1430. Dëshmitë e arritura deri në ditët tona pohojnë se në tokat e Kamzës kishte shumë ullinj të egër. Rreth trungut mbinin filiza që quheshin kamza ulliri dhe për këtë arsye tokat midis lumit të Tiranës dhe Tërkuzës u quajtën Kamza.

 

2. Në vitin 1431 del në pah emri Kamëz, e cila akoma nuk ka autorësinë e saj, por sipas gojëdhënave, kur një grua e vjetër po tirrte lesh, kalimtarë të rastit e pyesin: “Çfarë po bën moj nënë?” gruaja u përgjigjet: “Po thur në kamëz”. Kështu mendohet se i ngeli ai emër, që edhe sot nuk ka ndryshuar, por ka marrë përmasa të tjera.

 

NUMRI I POPULLSISË NGA 1946 DERI NË 1991?

Popullsia e Kamzës e rritja e numrit të saj ka ardhur si pasojw e migrimit, e kryesisht në vitet 1946-1991 ka dy momente kur popullsia ka kryer lëvizjet e mëdha, periudha 1946-1975, dhe nga 1975-1991.

Në periudhën e parë kemi një popullsi të ardhur kryesisht nga Skrapari dhe Burreli. Në këtë kohë në Kamëz numri i popullsisë nuk i kalonte 6000 banorë.

Periudha e dytë përkon me hapjen e minierës së Valiasit, kështu që u krijua mundësia e ardhjes së një fluksi të ri qytetarësh nga të gjithë rrethet e vendit dhe binomi Skrapar- Burrel filloi të zbehej. Në këto kushte u zhvillua me shpejtësi dhe infrastruktura e strehimit. Kjo përiudhe zgjati për rreth 15 vjet deri në vitin 1990, vit që përkon me lëvizjen studentore, të cilës ju bashkengjit dhe levizja e minatorëve të Minierës së Qymyrgurit të Valiasit. Në vitin 1991, vit që shënon dhe momentin historik të lëvizjes së lirë të qytetarëve, bëri që numri i popullsisë në Kamëz të arrijë 12 500 banorë.

 

SI ËSHTË RRITUR POPULLSIA PAS VITIT 1991?

Ndryshimet demokratike lejuan një imigrim të pakontrolluar të qytetarëve nga i gjithë vendi drejt qyteteve kryesore. Ky fenomen ndodhi edhe me Kamzën, ku shumë banorë nga veriu dhe verilindja e Shqipërisë u zhvendosën drejt zonës së Kamzës.

1991-1992 brenda nje viti numri i popullsisë u rrit nga 12 500 në 20 000 banorë.

1992-1996 numri i popullsisë arriti në 45 000 banorë.

Kjo rritje pati një ndikim shumë të madh në ekonominë e këtij komuniteti.

Në vitin 1997-2002 numri i popullsisë arriti në 53 027 banorë kurse sot në territorin e Bashkisë Kamëz jetojnë mbi 90 000 banorë.

Mosha për punë zë 60-65 % të popullsisë.

Mosha e tretë zë 8 %.

Numri familjeve në Kamëz arrin afërsisht 19 531 familje.

Raporti lindje- vdekje është 6:1

Janë të pranishme të gjitha besimet fetare; kisha dhe xhami.

 

SHENDETESIA

Në territorin e Bashkisë Kamëz ekzistojnë dy qëndra shëndetësore të vendosura në:

Qender Kamez dhe Bathore.

Qëndra Shëndetësore Kamëz ka në juridiksion dhe ambulancat e fshatrave Laknas, Valias, Valias i Ri, Frutikulturë, Zall-Mner.

Qëndra Shëndetësore Bathore ka në juridiksion ambulancat e lagjeve 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7 Bathore si dhe ambulancën e fshatit Bulçesh.

 

KRYETARET E BASHKIVE

Pellumb Lepi lindur 30/06/1952 vitet e qeverisjes 1992-1996

Ruzhdi Keçi lindur 12/04/1953 1996-2000

Fran Gjini lindur 19/02/1955 2000-2003

Agim Cani lindur 13/05/1958 2003-2007

Xhelal Mziu lindur 14/04/1967 2007 vazhdon